image Dyshohet për helmim në “Sach Pizza”, Prokuroria nis veprimet hetimore

Siguri

Dyshohet për helmim në “Sach Pizza”, Prokuroria nis veprimet hetimore

news image

Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në restorantin “Sach Pizza” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, 20 prej tyre janë dërguar për trajtim në Klinikën Infektive, ndërsa personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

Lidhur me rastin është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështjeje do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i helmimit, ndërsa pritet që hetimet dhe analizat përkatëse të sqarojnë rrethanat e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/