Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është raportuar në Prishtinë, mëson Sinjali.
Ngjarja është paraqitur më 28 prill 2026 rreth orës 10:35 nga ankuesi I.B., rreth 51-vjeçar, i cili ka raportuar dyshime për para të falsifikuara në vlerë prej 1,984 eurosh, kryesisht në monedha metalike prej 2 eurosh.
Sipas të dhënave, këto monedha janë deponuar në lokacione të ndryshme dhe më pas janë dorëzuar në Bankën Qendrore të Kosovës për verifikim.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar inicimin e procedurës penale për veprën “Falsifikim i parasë”, ndërsa njësia e hetimeve është autorizuar të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!