image Dyshimet se kishte incizuar pa autorizim kolegët, Imer Zeqiri shkarkohet nga posti i kryetarit të Sindikatës së PK-së

Siguri

Dyshimet se kishte incizuar pa autorizim kolegët, Imer Zeqiri shkarkohet nga posti i kryetarit të Sindikatës së PK-së

news image

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, ku ka bërë të ditur se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri.

“Sot më datë 19.05.2024 është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm ku ishte thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të vetmën pikë të Rendit të Ditës për votimin e shkarkimit të kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri.”

60 delegatë kanë votuar pro shkarkimit të Zeqirit.

“Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan PRO shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri”, u tha në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e tij i cili dyshohet se ka kryer vepra penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Sinjali kishte raportuar ditë më parë se Zeqiri dyshohet se pa autorizim ka incizuar bisedat e nënkryetarëve të Sindikatës.

/GazetaSinjali/