image Dyshimet për variantin e ri të koronavirusit, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

Kosovë

Dyshimet për variantin e ri të koronavirusit, Kosova pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

news image

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në krye me Armend Zemajn kanë nxjerr sot një vendim të ri të masava për mbrojtje nga përhapja e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

MSH ka njoftuar se kanë vendosur që të pezullohen të gjitha linjat ajrore të fluturimit nga Britania e Madhe për në Kosovë dhe anasjelltas.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në kompetencat e ti lidhur me masat anti-covid, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nxjerrë sot vendim për masa të veçanta për mbrojtje nga përhapja  e infeksionit/sëmundja Covid-19 për pezullimin e të gjitha linjave ajrore të fluturimit në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Britania e Madhe për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.

Të gjithë qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe në pikat tokësore obligohen të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Vendimi udhëzon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje më fushat e përgjegjësitë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Për të gjithë personat fizik dhe juridikë që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi është në fuqi që nga sot.


/GazetaSinjali/