image Dyshimet për mashtrime, ndalohet pronari i biznesit “Albshkolla”

Siguri

Dyshimet për mashtrime, ndalohet pronari i biznesit “Albshkolla”

news image

Një javë më parë, u raportua se punëtorët e “Albshkolla” në Gjilan, biznes i Driton Ajetit po e akuzonin këtë të fundit për mashtrim.

Ajeti dyshohet se kishte punësuar 400 punëtorë duke iu ofruar pagë nga 800 euro.

Por vetëm pastaj, gjërat ndryshuan.

Lidhur me këtë rast, pronari i “Albshkollës” është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, derisa tha se ende nuk i dinë arsyet e ndalimit.

Më 16 shkurt të këtij viti në Gjilan do të hapej shkolla e parë shqipe online, do të quhej albshkolla. Kjo shkollë po synonte t’ua mësonte gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës. Pra qëllimi ishte që të lidhen shqiptarët kudo që ata janë.

Rreth 400 persona u punësuan, ku numër i madh ishin mësimdhënës, të tjerët infermierë, juristë e psikologë. Kjo pasi institucioni në fjalë do të pretendonte të vazhdonte edhe me shërbime laboratorike, mjekësore, psikologjike e shumë të tjera.

Por më pas u ngritën dyshimet se mund të ketë mashtrime e zhvatje të diasporës, raporton Insajderi.

/GazetaSinjali/