image Dyshimet për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës, Arifi sot dorëzon Kallëzimin Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë

Politikë

Dyshimet për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës, Arifi sot dorëzon Kallëzimin Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se sot do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Arifit.

/GazetaSinjali/