image Dyshimet për helmime, AUV zbarkon me kontrolle në Prishtinë dhe Han të Elezit

Kosovë

Dyshimet për helmime, AUV zbarkon me kontrolle në Prishtinë dhe Han të Elezit

news image

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur inspektime të jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Han të Elezit pas raportimeve për raste me dyshime për helmim të qytetarëve.

Sipas AUV-së, inspektorët veterinarë kanë kryer kontrolle zyrtare në disa lokacione për të verifikuar kushtet higjieno-sanitare, dokumentacionin, procedurat e vetëkontrollit dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

Gjatë inspektimeve janë marrë edhe mostra për analiza laboratorike. Në Prishtinë janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga një objekt shërbimi.

Mostrat janë dërguar për analiza në laboratorët përkatës, ndërsa rezultatet pritet të tregojnë nëse ka pasur ndonjë problem me sigurinë ushqimore.

AUV ka bërë të ditur se pas përfundimit të analizave dhe shqyrtimit të të gjitha provave do të publikohet raporti përfundimtar. Në rast se konstatohen shkelje ose rrezik për shëndetin publik, ndaj operatorëve përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe ligjore.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë blerjes së produkteve ushqimore, duke kontrolluar afatet e përdorimit, etiketimin dhe kushtet e ruajtjes, sidomos gjatë temperaturave të larta të verës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/