Përgjegjësi dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje, po kërkohet nga strehimorja e sigurisë së lartë. Pa kaluar as një vit nga dhunimi i dytë i 11-vjeçares, ajo dyshohet se është dhunuar për herë të tretë. Dyshimet janë se rasti ka ndodhur në këtë strehimore, që rehabiliton viktimat e trafikimit.
Po e njëjta është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk dihet lokacioni i saj për çështje sigurie.
E mitura nga Prishtina dyshohet se është dhunuar për herë të tretë nga një viktimë tjetër, e mitur. Ky rast është hapur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, e cila ka konfirmuar se kanë pranuar kallëzim penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti thotë se nuk janë marrë me këtë rast, ani pse gjatë vitit të kaluar kanë kryer ekzaminimet.
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon llogaridhënie dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje të së miturës./kp