image Dyshime për varreza ilire, persona të panjohur gërmojnë në një pronë private në Suharekë

Siguri

Dyshime për varreza ilire, persona të panjohur gërmojnë në një pronë private në Suharekë

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë gërmuar në pronën private të një familjeje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se kjo është hera e dytë që në oborrin e shtëpisë së familjes së saj ku ajo kishte jetuar deri në kohën e luftës, janë hapur gropa të mëdha dhe të thella.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, arsyeja përse po ndodh kjo mund të jetë se në kohën e paraluftës në atë lokacion ka pasur shenja të varrezave të vjetra dhe dyshohet se të njëjtat kanë qenë varreza ilire.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dëmtim i varrezave apo kufomave’.

/GazetaSinjali/