image Dy zyrtarë të lartë në qeverinë gjermane po hetohen për spiunazh

Evropë

Dy zyrtarë të lartë në qeverinë gjermane po hetohen për spiunazh

news image

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë i ka kërkuar agjencisë vendase të inteligjencës të hetojë dy zyrtarë të lartë të ministrisë mbi akuzat për spiunazh për Rusinë, ka raportuar Die Zeit.

Sipas medieve të huaja, shërbimet gjermane të inteligjencës hapën një hetim pasi stafi i lartë i ministrisë së ekonomisë ndau shqetësimet e tyre.

Dy nëpunësit civilë tërhoqën vëmendjen e kolegëve duke treguar “simpati për pikëpamjen ruse” për çështjet  e politikës energjetike, duke përfshirë vendimin për të bllokuar miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani.

Dyshja thuhet se kanë një “afërsi emocionale me Rusinë”, sipas raportit, megjithëse autoritetet ende nuk kishin “prova të forta” të spiunazhit apo korrupsionit

/GazetaSinjali/