image Dy zyrtarë policorë përleshen me qytetarët në Mitrovicën Veriore, përdoret edhe arma e zjarrit

Siguri

Dy zyrtarë policorë përleshen me qytetarët në Mitrovicën Veriore, përdoret edhe arma e zjarrit

news image

Dy zyrtarë policorë në rroba civile janë përfshirë në një përleshje fizike sot me dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e përleshjes fizike njëri prej qytetarëve është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa është shkrepur edhe një plumb, nga i cili nuk ka pësuar lëndime ndonjëri nga personat e përfshirë në rast.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitovicës.

“Dy zyrtarë policorë në rroba civile kanë pasur ngatërresë me dy qytetarë. Janë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë…Zyrtarët policorë në vetmbrojtje kanë ardhë deri te e shtëna me armë zjarri si formë e paralajmërimit. Një plumb është shkrep nga zyrtari policor, askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit. Si pasojë e përleshjes fizike njëri prej qytetarëve është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Edhe zyrtarët policor janë intervistuar nga policia, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria si dhe është ftuar edhe IPK”, tha Hoti për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/