Një djalë dyvjeçar nga Uellsi mbeti pa ndjenja disa minuta pasi e përtypi një çamçakëz me nikotinë, të cilin nëna e tij e kishte lënë në një dollap.
Sophie Balint nga Port Talbot i Uellsit rrëfeu për tmerrin që e përjetoi pasi u detyrua ta dërgojë djalin në spital. Ajo dëshiron t’i paralajmërojë prindërit e tjerë për rrezikun që e paraqesin për fëmijët prodhimet që përmbajnë nikotinë.
Nëna 23-vjeçare tha se djali i saj, Tommy, dy vjeç, dhe vëllai i tij i madh, Ozzy, katër vjeç, e kishin gjetur çamçakëzin e rrezikshëm kur ajo ishte duke e rregulluar shtëpinë.
Pasi ia kishte nxjerrë çamçakëzin nga goja, ajo tha se djaloshi i vogël filloi të djersitej dhe të villte para se t’i humbte vetëdija tërësisht.
“Ishim duke e dekoruar shtëpinë në shtëpinë e nënës dhe djemtë shkuan në dhomën e gjumit. Ata sigurisht kanë menduar se e kanë gjetur një çamçakëz të zakonshëm”, tha nëna e shqetësuar.
“Pas pesë minutave u sëmur dhe pas 20 minutave u shtri në dysheme pa ndjenja. Nuk mund t’i mbante duart lart dhe sytë i rrotulloheshin”, shtoi ajo.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, sasia e madhe e nikotinës mund t’ua rrezikojë jetën fëmijëve. Simptomat e helmimit me nikotinë janë vjellja, djersitja, dridhja e trupit, alivanosja, përgjumja dhe konfuzioni, shkruan “Daily Mail”./Gazeta Sinjali/