image Dy vetaksidente në Podujevë, lëndohen tre persona

Siguri

Dy vetaksidente në Podujevë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lupç të Podujevës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar  se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sot rreth orës 07:00 në fshatin Lupç të Podujevës, kanë ndodhë dy vetaksidente trafiku. Si pasojë e këtyre dy vetaksidenteve tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te këto dy aksidente”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/