Dy vajza që kanë ardhur nga Italia në Kosovë po trajtohen si raste të dyshuara me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Asnjë rast me koronavirus nuk e kemi deri më tani. Këto rastet e dyshuara pothuajse kemi çdo ditë, por deri më tani nuk ka asgjë. Për vajzat po presim rezultatet”, deklaroi Krasniqi.
Siç mësohet, vajzat janë të moshës 20 dhe 23-vjeçare.
Deri dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Shqetësimi është rritur sot për shkak se raste me këtë virus tashmë janë konfirmuar edhe në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/