image “Dy ushtri, një komb” – FSK dhe FARSH zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Siguri

“Dy ushtri, një komb” – FSK dhe FARSH zhvillojnë stërvitje të përbashkët

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë bërë bashkë për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Fekeni 23” që është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore.

Sipas tij, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje.

/GazetaSinjali/