image Dy ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane, një tjetër rezulton i zhdukur

Botë

Dy ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane, një tjetër rezulton i zhdukur

news image

Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë në Jordani, ka njoftuar Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM.

Sipas CNN-it, këto janë viktimat e para në radhët e ushtrisë amerikane në luftën me Iranin që nga muaji mars.

CENTCOM bëri të ditur se sulmet ndodhën më 17 korrik, teksa forcat amerikane dhe ato partnere po mbroheshin nga raketat dhe dronët iranianë.

“Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani u vranë gjatë luftimeve, ndërsa një pjesëtar tjetër aktualisht rezulton i zhdukur në aksion”, thuhet në njoftim.

Katër ushtarë të tjerë u evakuuan për trajtim mjekësor në spitalet e Jordanisë, por më pas janë liruar. Edhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë rikthyer në detyrë.

Identitetet e dy ushtarëve të vrarë ende nuk janë bërë publike. Sipas CENTCOM-it, emrat do të publikohen 24 orë pasi familjarët e tyre të njoftohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/