Dy persona u vranë në një sulm me raketa ruse gjatë natës në rajonin qendror të Poltava të Ukrainës, tha të hënën guvernatori Dmytro Lunin.
Lunin ka ofruar një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, siç raportohet nga Reuters. Ai tha se sulmi ishte në një objekt industrial, por ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Ja deklarata e Lunin:
Si pasojë e sulmit armiqësor dy persona kanë mbetur të vdekur, dy persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa për momentin nuk dihet vendndodhja e dy personave të tjerë.
Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia lëshoi katër raketa nga Deti i Zi gjatë natës, dy prej të cilave u rrëzuan.
Ushtria raportoi se rajoni i Kryvyi Rih u godit gjithashtu nga raketa në një sulm të veçantë. Autoritetet lokale thanë se disa shtëpi private u dëmtuan, por ata nuk raportuan viktima.