image Dy të vrarë në Pejë, detajet e fundit nga Policia e Kosovës

Siguri

Dy të vrarë në Pejë, detajet e fundit nga Policia e Kosovës

news image

Sonte ka ndodhur një ngjarje tragjike në Pejë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona. Sinjali mëson se dy të vrarë janë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadrijaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka folur lidhur me rastin.

“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha ai.
/GazetaSinjali/