image Dy të vdekur dhe një i lënduar, Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Podujevë

Siguri

Dy të vdekur dhe një i lënduar, Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Podujevë

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa ka mbetur i lënduar një tjetër.

Tashmë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha për Sinjalin se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, teksa vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur.  Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka dalë jashtë rrugës.

/GazetaSinjali/