image Dy të plagosurit po mbahen në mjekim intenziv

Kosovë

Emergjenca/ Dy të plagosurit po mbahen në mjekim intenziv

news image

Specialisti reanimator i Qendrës Emergjente Avdush Bajgora ka deklaruar para pak çastesh për Sinjalin se dy të mbijetuarit e sulmit të armatosur në Prishtinë po vazhdojnë të mbahen në mjekim intensiv pas intervenimit kirurgjik që është bërë ndaj tyre.

I kontaktuar pas orës 21:00, mjeku Bajgora ka thënë se të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Njëri nga të plagosurit ka lëndim në kokë me armë zjarri, ndaj të cilit ka intervenuar ekipi i neurokirurgjisë ndërsa tjetri në ekstremitete ndaj të cilit është kryer intervenimi nga ekipi i kirurgjisës vaskulare.

“Njëri ka lëndime në kokë gjithashtu me armë zjarri, ndërsa pacienti tjetër i cili ka lëndime të enëve vitale të ekstremiteteve. Gjendja e tyre është e rëndë”, tha Bajgora për Sinjalin.

Ndryshe, sot pasdite katër persona ishin plagosur në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra./Sinjali/