Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të grabitjes në marketin “Selaci” në rrugën “Mbretëresha Teutë”, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se i lënduari është dërguar në Spitalin rajonal të Mitrovicës.
Sipas Policisë, dy persona, të maskuar nën kërcënimin e armës derisa tentonin të grabisnin dyqanin, kanë gjuajtur në drejtim të viktimës.
Lidhur me rastin, në përgjigjen e Policisë për Sinjalin thuhet se janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë.