image Aksident te "Qafa" / Makina e motoçikleta përplasen me njëra-tjetrën, ka të lënduar

Siguri

Aksident te “Qafa” / Makina e motoçikleta përplasen me njëra-tjetrën, ka të lënduar

news image

Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident, me ç’rast janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe iu është nevojitur trajtim i menjëhershëm mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 ne rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/