image Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik

Siguri

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në ora 11:00, ku janë përfshirë dy automjete.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /GazetaSinjali/