image Dy të lënduar në një aksident mes dy motoçikletave në Pejë

Siguri

Dy të lënduar në një aksident mes dy motoçikletave në Pejë

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 26.07.2026, rreth orës 22:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy motoçikleta dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/