image Dy të lënduar gjatë përleshjes në Dumnicë të Vushtrrisë

Kosovë

Therje me thikë/ Dy të lënduar gjatë përleshjes në Dumnicë të Vushtrrisë

news image

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicëës, Avni Zahiti ka deklaruar para pak çastesh për Sinjalin se gjatë incidentit në Dumincë të Vushtrrisë kanë mbëtur të lënduar dy persona të përfshirë në konflikt.

Ai ka thënë se personi i therur me thikë ka marrë lëndime më të rënda trupore dhe pas ndihmës së parë në Spitalinë e Vushtrrisë është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë këtij incidenti, edhe sulmuesi ka marr lëndime trupore gjatë përleshjes më të sulmuarin. Ai pas trajtimit në Spitalin e Vushtrrisë është arrestuar dhe po intervistohet nga policia në Vushtrri.

Zëdhënësi Zahiti tha se ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore ndërsa ende është herët të flitet për motivet e këtij sulmi. /Sinjali/