image Dy të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në QKUK

Kosovë

Shëndetësi/ Dy të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Dy të infektuar me koronavirus të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektike në QKUK, janë në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të kësaj klinike, ata janë dy pacientë të cilët kanë edhe sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

“Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Po ashtu, nga kjo klinikë bëjnë të ditur se për momentin në Infektivë janë të hospitalizuar 35 pacientë, prej të cilëve 15 janë të infektuar me COVID-19.

“Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në raport.

Nga 5 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe të cilët po ashtu janë në dializë, 3 prej tyre sipas raportit të Infektivës janë në gjendje të përmirësuar.

“Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacient”.

Nga Klinika Infektive sot lirohen 18 pacientë të shëruar nga Covid- 19./Gazeta Sinjali/