Një 49 vjeçar, me inicialet D.S.. ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë. Ndërsa i plagosuri tjetër, J.S., 52-vjeçar po trajtohet në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se “nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.”
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur disa gëzhoja dhe një predhë të plumbit.
“Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.”