image Dy të burgosur ngjiten në çatinë e burgut të Mitrovicës, kjo është arsyeja që qëndruan aty më shumë se dy orë

Siguri

Dy të burgosur ngjiten në çatinë e burgut të Mitrovicës, kjo është arsyeja që qëndruan aty më shumë se dy orë

news image

Sonte dy të burgosur shqiptarë janë ngjitur në çatinë e ndërtesës së qendrës së paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës duke kërkuar të flasin me një avokat apo prokuror, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, gjersa tregojnë se arsyeja e kësaj ngjarje ka qenë se të burgosurit nuk kanë qenë të kënaqur me një vendim nga Gjykata.

Po ashtu, Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 19:10.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, i cili tha se kjo është arritur nga të burgosurit pasi ata kanë shfrytëzuar një lëshim nga ana e stafit të SHKK-së.

Tutje, Selmani tha se ata kanë arritur ta thyejnë dritaren dhe kanë hipur mbi kulm, gjersa stoi se pas bisedës që SHKK ka zhvilluar me ta, të burgosurit janë bindur dhe kanë zbritur nga çatia, para një ore.

“Ata e kanë shfrytëzuar një lëshim të stafit dhe kanë arritur me thy dritaren dhe kanë dalur, kanë hypur mbi kulm, rreth orës 19:10, kanë qenë të pakënaqur me një vendim të gjykatës, pas bisedës që e kanë bërë SHKK me ta, janë bindur dhe kanë zbritur nga çatia para një ore”, tha Selmani në një përgjigje për Sinjalin.

Po ashtu, Sinjali mëson se të burgosurit me ndihmën e zjarrfikësve kanë zbritur nga kulmi.

/Gazeta Sinjali/