image Dy të arrestuarit për vrasjen e 60-vjeçarit në Pejë janë të mitur

Siguri

Dy të arrestuarit për vrasjen e 60-vjeçarit në Pejë janë të mitur

news image

Dy personat e dyshuar për vrasjen e 60-vjeçarit sot në Vitomiricë të Pejës, janë të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor.

Ai shtoi se dy të dyshuarit rreth moshës 15-17 vjeçare, do të dalin nesër para Gjykatës.

“Dy të miturit e arrestuar janë njëri 15 vjeçar dhe tjetri 17 vjeçar , po ashtu është konfiskuar edhe  arma. Dy të arrestuarit nesër do të dalin para gjyqtarit”, tha Gashi për Sinjalin.

Ndryshe, një vrasje ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, mesditën e sotme. Dyshohet se viktima është një burrë rreth të 60-ave i cili ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë.

Sinjali mëson se deri te kjo ngjarje ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit, të cilët sipas burimeve të Sinjalit janë fqinj mes vete./Gazeta Sinjali/