Të shtëna me armë janë dëgjuar dje në mesditë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi. Gazeta Sinjali raportoi se një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë dhe i njëjti është arrestuar. Por, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është zbuluar se i arrestuari dyshohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa është kapur edhe personi që përdori armën.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që është arrestuar për armën ilegale është Ilir Sopjani, ndërsa i dyshuari që gjuajti me armën e Sopjanit është Behxhet Fetahu.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa motivi i të shtënave dyshohet se lidhet me një aheng familjar.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë dhënë deklaratat lidhur me rastin.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për secilin veç e veç për veprat me të cilat ngarkohen.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.