Dy shpërthime me shok-bomba janë raportuar të kenë ndodhur sonte në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Të tilla incidente ka pasur në Veri qysh nga dita e djeshme.
Policia sonte fillimisht deklaroi se kanë qenë mjete piroteknike, por më pas Besim Hoti nga Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut i konfirmoi shpërthimet, duke shtuar se s’ka persona të lënduar.
“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, tha Hoti.