image “Dy skuadrat nga Milan ‘luftojnë’ për Skudeto”

Futboll

“Dy skuadrat nga Milan ‘luftojnë’ për Skudeto”

news image

Riccardo Montolivo ka thënë se gara për Skudeto këtë vit do të jetë në mes të Milanit dhe Interit, pa përjashtuar këtu Juventusin

Kuqezinjtë janë në vendin e parë në Serie A me 43 pikë nga 18 ndeshje, por Inter janë vetëm tri pikë pas tyre në vendin e dytë.

Juventus për momentin kanë 10 pikë më pak dhe janë në vendin e pestë në Serie A me një ndeshje më pak të zhvilluar, por ish mesfushori i Milan, Montolivo, beson që dy skuadrat nga San Siro do të “luftojnë” për titull në sezonin 2020-21.

“Gara për titull këtë vit do të jetë në mes të dy skuadrave nga Milan”, tha Montolivo për Sky Sport. “Por edhe Juventus mund të kthehet në garë”.

“Inter dhe MIlan kanë afërsisht numra të njëjta, në ligë. Skuadra e Piolit deri me tani duket më e mirë, por Conte nuk do të ndalet se luftuari për titull deri në fund”.

/Sporti në Sinjali/