Udhëheqësi i Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës, Kirilo Budanov, thotë se ekzistojnë dy skenarë të mundshëm që mund t’i japin fund luftë me Rusinë, e para shpërbërja e Federatës Ruse ose opsioni dytë një ndryshim në udhëheqjen e saj.
Në lidhje me skenarin e parë kreu i inteligjencës ukrainase, Budanov, thotë se nënkupton shpërbërjen e Rusisë në tre ose më shumë pjesë. Ndërkaq opsioni i dytë nënkupton ruajtjen relative të integritetit territorial të Federatës Ruse me një ndryshim në udhëheqjen e vendit.
Nëse vjen skenari i dytë, lideri i ri do të duhet të deklarojë se Rusia nuk ka asnjë lidhje me luftën dhe se ajo është projektuar nga një “diktator i sëmurë”. Atëherë Rusia do të tërhiqet nga të gjitha territoret që dikur pushtoi – nga ishujt japonezë në Königsberg, që i përket Gjermanisë, tha kreu i shërbimit inteligjent ukrainas.
Në lidhje me dy opsionet që mund t’i japin fund luftës janë në dijeni edhe shumica e udhëheqjes ushtarako-politike ruse dhe mbi bazën e kësaj ata po përpiqen të vendosin një dialog me perëndimin.
Ai ndërkaq presidentin rus Vladimir Putin e quajti një kriminel lufte dhe si i tillë shihet para botës.
“Ky është fundi i tij, është në qorrsokak”, tha Budanov.