Estonia dhe Rumania janë vendet e radhës së BE-së që i ndalojnë linjat e fluturimeve ruse në hapësirat e tyre ajrore, kanë njoftuar shtetet e lartpërmendura.
“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratik nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresorë. #StandWithUkraine”, shkroi të shtunën në Twitter kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
“Sulmi provokator dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda”, shkroi në Twitter delegacioni rumun në NATO.
Kujtojmë që edhe Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë.
/GazetaSinjali/
Botë
Dy shtete të tjera të BE-së bllokojnë hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë
Të tjera:
OKB: Janë verifikuar 129 ekzekutime të robërve ukrainas
Botë
1784039502
Zelensky kërkon 300 raketa “Patriot” për të kaluar dimrin
Evropë
1784006046
Ukraina pretendon se goditi dhjetëra anije ruse
Botë
1783793968