Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga Policia në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 qershor, rreth orës 11:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Burimet bëjnë të ditur se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy persona, shtetas turq, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendra dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e dukshme që dyshohet se i kanë pësuar gjatë përleshjes.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me urdhër të Prokurorit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!