image Dy shqiptarë që u kapën duke transportuar ilegalisht imigrantë do të dëbohen nga Britania

Evropë

Dy shqiptarë që u kapën duke transportuar ilegalisht imigrantë do të dëbohen nga Britania

news image

Dy shtetas shqiptarë që janë kapur duke transportuar ilegalisht imigrantë do të dëbohen nga Britania e Madhe.

Policia kishte zbuluar grupin pasi kishte ndaluar një veturë që po shpejtonte në autostradë në afërsi të Lymmit. Shoferi Daniel Peci dhe Altin Sherri, që është përfshirë në këtë vepër, janë dënuar me burgim javën e kaluar nga Gjykata në Chester.

Gjykata kishte dëgjuar se si policët kishin ndaluar një Mercedes më 6 gusht të vitit 2019.

Dy të akuzuarit ishin në veturë, së bashku me vëllain e Sherrit, një kushëri dhe një shqiptar tjetër me të cilin nuk kishin lidhje.

Ata kishin marrë treshen më herët nga një park i veturave në Liverpool, ku besohet se po i dërgonin ata në Londër.

Peci, i cili ka thënë se nuk ishte në dijeni për statusin e imigracionit të pasagjerëve dhe ka thënë se “po i bënte nder shokut të tij”, ishte në pronë të një ID false greke me emër fals, ndërsa Sherri kishte një patentë shofer grek që ishte po ashtu fals.

Sherri, që së pari është futur në Britani të Madhe në vitin 2019, ka pranuar shkeljen e rregullave të imigracionit dhe posedim të dokumentit identifikues fals dhe është dënuar me 28 muaj burgim.

Ndërkohë Peci, është dënuar për shkelje të rregullave të imigracionit dhe po ashtu ka pranuar se ishte në posedim të dokumentit fals, ndërsa është dënuar me tre vjet burgim.

Çifti – që ishin ndihmuar në gjykatë nga përkthyesi – kanë shërbyer rreth 18 muaj në paraburgim, dhe do të lirohen nga burgu në një të ardhme të afërt.

Por, ata me shumë gjasë do të depërtohen në javët në vijim.

Daniel Peci, jeni dënuar nga gjykata pas dëshmive bindëse. Altin Sherri, ju u deklaruat fajtor. Më duket se ju të dy nuk keni të drejtë të jeni në këtë shtet së pari. Keni përdorur mundësinë atë ditë që të asistoni me transportim ilegal të tre shtetasve tjerë shqiptarë, dy prej të cilëve ishin familjarë tuaj z. Sherri. Është e qartë se posedimi i dokumenteve false identifikuese dhe qëllimi i juaj ishte që të mashtroni autoritetet e të qëndroni ilegalisht në vend”, ka thënë gjykatësi Patrick Thompson, i cili më pas tregoi se po pritet dëbimi i tyre. /Gazeta Sinjali/