image Dy shqiptarë aksidentohen në Itali duke bërë video live, dëgjonin muzikë shqip (Video)

Diasporë

Dy shqiptarë aksidentohen në Itali duke bërë video live, dëgjonin muzikë shqip (Video)

news image

Dy shqiptarë janë aksidentuar në Itali dhe gjithë ngjarjen e kanë incizuar live në rrjetet sociale.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.

Një prej tyre ka filmuar (këtu mund ta shihni videon)gjithë ngjarjen, ku pak para aksidentit ata ishin duke dëgjuar muzikë me zë të lartë.

Në sfond dëgjohet kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”, ku në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidenti.

Dy të rinjtë janë lënduar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/