image Dy shqiptarë në Skoci kultivuan 3000 rrënjë kanabis në një ndërtesë me qira

Evropë

Dy shqiptarë në Skoci kultivuan 3000 rrënjë kanabis në një ndërtesë me qira

news image

Në shtetin e Skocisë janë arrestuar dy shqiptar për shkak se ishin të involvuar në prodhimin e drogës. Orhes Rizaj (28 vjeçar) dhe Augustin Grembi (26 vjeç) kishin marr me qera një ndërtesë industriale dhe kishin kultivuar 3 mijë rrënjë të kanabisit, transmeton Sinjali.

Ata pranuan se kishin kultivuar bimët dhe tani do të përballen me burgime të gjata. Ata kishin imigruar nga Shqipëria në Skoci për një “jetë më të mirë” por u zbulua se jetonin në dhoma gjumi të improvizuara me qëllim që të kujdesen për mallin e tyre, shkruajnë mediat skoceze.

Prokuroria në këtë shtet ka njoftuar se ndërtesa ishte ndarë në 13 dhoma të veçanta për rritje, secila e transformuar për kultivimin industrial të kanabisit.

Policia duhej të përdorte sharra për të hyrë atje, pas një njoftimi për fermën e drogës. Ndriçimi specialist ishte manipuluar, si dhe një sistem kompleks ventilimi për të mbajtur larg erën erë të kanabisit. Një shtesë për të banuar ishte bërë me një dhomë gjumi, kuzhinë dhe banjo.

Vlera e mallit të gjetur konsideron se është 9 milion euro. Njëri nga të arrestuarit ka deklaruar se kishte paguar 18 mijë euro për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një kontroll në Agjencinë Kufitare Britanike zbuloi se të dy kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme. /GazetaSinjali/