Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Ulqin, në 24 orët e fundit.
Nga 168 mostra në Mal të Zi janë konfirmuar pesë raste të reja, dy nga Ulqini e nga një Rozhajë dhe në Tivar.
“Katër janë kontakte të mëhershme të rasteve pozitive, ndërsa për burimin e infeksionit te një i infektuar po gjurmohet ende”, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. /Gazeta Sinjali/