Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 24 numrin e të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/