image Dy qese të mëdha marihuanë kapen në Prishtinë, arrestohet një person

Siguri

Dy qese të mëdha marihuanë kapen në Prishtinë, arrestohet një person

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë gjatë realizimit të aktiviteteve të planifikuara për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e Stacionit Policor “Veriu”, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë zhvilluar veprime operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancave të dyshuara narkotike.

Personi i dyshuar është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të narkotikëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/