Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot do të nisen për në Austri, rreth orës 14:45, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger do të jenë në Aeroport në ora 13:00 për të përcjellë nisjen e tyre. Fluturimi me të cilin transportohen pacientët kryhet në ora 14:45”, thuhet në njoftim.