image Dy persona me Sindromin Down vdesin nga koronavirusi në Maqedoni

Rajon

Rajon/ Dy persona me Sindromin Down vdesin nga koronavirusi në Maqedoni

news image

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindromi Down, janë viktima të reja të Covid-19 në Maqedoni të Veriut.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona.

Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.367./Gazeta Sinjali/