image Dy persona me COVID-19 nga Podujeva në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohen në Infektivë

Shëndetësi

Dy persona me COVID-19 nga Podujeva në gjendje të rëndë shëndetësore, po trajtohen në Infektivë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 20 persona të infektuar me COVID-19 në Podujevë, duke e çuar numrin në 183 raste aktive.

Epidemiologia Bedrie Rama ka thënë për Gazetën Sinjali se pesë persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në javët e fundit nuk jam e njoftuar se ka pasur vdekje. Deri më tani 205 persona janë të shëruar, 183 janë raste aktive, 10 persona kanë vdekur. Në Klinikën Infektive në QKUK janë pesë persona, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Bedrie Rama.

Deri më tani në Komunën e Podujevës janë 205 persona të shëruar nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/