image Dy orë para protestës Tiranë, blindohen dyert e Qeverisë

Shqipëri

Dy orë para protestës Tiranë, blindohen dyert e Qeverisë

news image

Dy orë para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministria ka marrë masa për parandalimin e incidenteve të mundshme.

Sikurse duket edhe nga pamjet, është hequr kërpudha që ndodhet në krah të godinës së kryeministrisë, e cila ‘sulmohet’ thuajse në çdo protestë të opozitës.

Po ashtu, dyert e kryeministrisë janë blinduar, për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës. Shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.

Në bulevard është ndaluar qarkullimi ndërsa po instalohet podium ku do të flasin organizatorët e protestës.

Qindra efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e sotme për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila nis në orën 12:00. /TopChannel/

/GazetaSinjali/