image Dy nga të infektuarit në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të shëruar do të lirohen

Kosovë

Shëndetësi/ Dy nga të infektuarit në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të shëruar do të lirohen

news image

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 43 pacientë të infektuar me koronavirus. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje infektologu, Salih Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se gjendja e dy prej të infektuarve është e rëndë. Ndërsa, gjashtë prej pacientëve do të lirohen nga spitali, pasi kanë rezultuar negativ në testimin e dytë.

 “43 i kemi të shtirë në infektivë. Gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Katër prej tyre kanë gjendje stabile me shenja përmirësimi, derisa dy janë në gjendje të rëndë. Sot do të lëshohen gjashtë persona, të cilët edhe në analizat e dyta kanë rezultuar negativë. Katër prej tyre kanë qenë duke u trajtuar këtu në klinikë, derisa dy të tjerë të cilët kanë qenë mjekë, të cilët janë trajtuar në mënyrë ambullantore”, ka thënë Ahmeti.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar.

Për herë të par virusi Covid-19 është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës, po ashtu është shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur gjithë botën, duke lënë me mijëra persona të vdekur./Gazeta Sinjali/