image Dy mjete lundruese bllokohen në Sarandë dhe Ksamil, drejtuesit gjobiten me nga 500 mijë lekë

Shqipëri

Dy mjete lundruese bllokohen në Sarandë dhe Ksamil, drejtuesit gjobiten me nga 500 mijë lekë

news image

Policia Kufitare ka bllokuar dy mjete lundruese në Gjirin e Sarandës dhe në Gjirin e Ksamilit, pasi drejtuesit e tyre hynë në perimetrin e sigurisë të rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e personave që po laheshin.

Sipas Policisë, kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare janë intensifikuar për të garantuar sigurinë detare dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit në Gjirin e Sarandës, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një Jet Ski që kishte hyrë në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, ku ndodheshin pushues. Një rast i ngjashëm u evidentua edhe në Gjirin e Ksamilit, ku një tjetër mjet u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë.

Pas përfundimit të procedurave administrative, të dy mjetet u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës. Ndërkohë, ndaj poseduesve të tyre, shtetasve me iniciale R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative prej 500 mijë lekësh të rinj secilit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/