image Dy ministra të Qeverisë Hoti shkojnë sot në Luginë të Preshevës

Politikë

Dy ministra të Qeverisë Hoti shkojnë sot në Luginë të Preshevës

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të vizitojnë sot Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomatja Haradinaj – Stublla, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, ministrat do të takohen me përfaqësuesit politikë shqiptarë, biznesmenët, të rinjtë dhe studentët.

“Sot në një delegacion të përbashkët me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, vizitojmë Luginën e Preshevës. Do të takohemi me përfaqësuesit politikë shqiptarë, disa biznese lokale, të rinijtë e studentët – për t’u njoftuar nga afër me kushtet dhe pozitën e tyre atje”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/