image Dy mësimdhënës dyshohen se e keqtrajtuan një nxënës 12-vjeçar në Malishevë

Siguri

Dy mësimdhënës dyshohen se e keqtrajtuan një nxënës 12-vjeçar në Malishevë

news image

Sot një nxënës 12- vjeçar në Malishevë dyshohet se është rrahur dhe keqtrajtuar nga dy mësimdhënës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në Shkollën Fillore, të Mesme dhe të Ulët “Salih Bytyqi” në fshatin Shkozë, të komunës së Malishevës.

Rastin në polici e ka lajmëruar prindi i viktimës.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i PK-së në Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai për Sinjalin, ka thënë që prindi i viktimës ka deklaruar se përderisa fëmiu i tij po qëndronte në korridor të shkollës në katin e dytë, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës.

Gjurkaj ka thënë që nxënësi ka pësuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës, në pjesën e qafës. Viktima ka pranuar tajtim mjekësor në QKMF në Malishevë.

Datë 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor  se fëmiu i tij i moshës 12 vjeqare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. ,, Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy te dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar   dy të dyshuarit ndalen ne ndalim policor prej 48 orësh“, ka thënë Gjurkaj.

/GazetaSinjali/