image Dy kosovarë që erdhën nga Italia dhe një shtetas i huaj po trajtohen në Infektivë, ka dyshime për koronavirus

Shëndetësi

Dy kosovarë që erdhën nga Italia dhe një shtetas i huaj po trajtohen në Infektivë, ka dyshime për koronavirus

news image

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur  3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas i huaj, 69 vjeç  i cili  ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia, raporton Gazeta Sinjali.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

“Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftimin e QKUK-së dërguar mediave.

Ndërsa, i kontaktuar nga Gazeta Sinjali, drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu ka konfirmuar se të gjitha janë dyshime dhe deri më tani asnjë person nuk ka rezultuar se ka koronavirus. /Gazeta Sinjali/